Kuvendi do të zgjedhë ministrat e rinj nga riorganizimi i qeverisë

0%

Kuvendi do të fillojë sot seancën e 112-të, e cila do të diskutojë rikonstruimin e Qeverisë, përkatësisht shkarkimin e disa ministrave dhe zgjedhjen e pasardhësve të tyre. Sipas ndryshimeve të propozuara të funksionarëve, Igor Filkov do të shkarkohet nga posti i Ministrit të Drejtësisë, dhe në vend të tij është propozuar Jeton Shasivari.

Ivan Stoilkoviq do të largohet nga posti i Ministrit të Marrëdhënieve në mes Komuniteteve dhe pritet të zgjidhet Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, ku do të pasojë Zllatko Perinskin. Perinski, nga ana tjetër, është planifikuar të marrë përsipër drejtimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Drejtori aktual i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, është propozuar si Ministër i ri i Shëndetësisë, për të zëvendësuar Azir Aliun. Agon Ferati është propozuar si Ministër i Marrëdhënieve në mes Komuniteteve. Gjatë rikonstruimit të qeverisë janë planifikuar edhe ndryshime të tjera të kuadrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi