Skuadra e Egnatias luan këtë mesjavë ndeshjen e saj të parë ndaj Petrokub në Ligën e Kampioneve. Rrogozhinasit do të udhëtojnë drejt Moldavisë për të luajtur atje sfidën e parë e më as të kthehen në shtëpi për të dytën. Klubi i Petrokub luan ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin e Zimbru në Kishinau, pasi i tyri nuk plotëson kriteret e UEFA-s për të turne.
Moldavët kanë nxjerrë në shitje biletat me çmime shumë simbolike, pasi do të variojnë nga 100 deri në 1000 lekë. Klubi gjithashtu ka bërë të ditur se të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave, do të shërbejnë për bamirësi, pasi do i dhurohen një fondacioni që ndihmon fëmijët me sëmundje terminale.
