Gjyqtari i ndeshjes Kroacia – Portugalia kthehet në shtëpi

0%

Shpërndaje në: Bëri bujë shumë goli i anuluar për 2:2 në minutën e 103-të i Kroacisë në ndeshjen ndaj Portugalisë. Kroacisë iu anulua për pozitë jashtë loje goli i Joshko Gvardiolit, dhe Portugalia avancoi tutje në 1/8 e finales të Kupës së Botës. Shumë e kontestuan atë vendim të gjyqtarit Espen Eskas nga Norvegjia, i cili nuk do të ndajë drejtësi më në këtë Kupë të Botës.

Vendimi mund të jetë në lidhje me atë që ndodhi në ndeshjen mes Kroacisë dhe Portugalisë, ka shkruar mediumi kroat, “Sportske novosti”. Sipas këtij mediumi, udhëheqësi i gjyqtarëve, Pierluigi Collina, nuk ishte i lumtur për penalltinë që iu dha Portugalisë në atë ballafaqim. Nga penalltia për 1:1 kishte shënuar Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, ka edhe interpretime të tjera pse norvegjesi Eskas është kthyer në shtëpi. Norvegjia është kualifikuar në një të tetën e finales dhe nuk ka shumë ndeshje në të cilat Eskas do të mund të ishte gjyqtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha