Kryediplomati kroat: Kroacia vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës

0%

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, në Dubrovnik ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pas takimit, Grlić Radman bëri të ditur se kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave. Sipas tij, në takim u trajtuan edhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale.

“Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka theksuar Grlić Radman. “Me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale.

Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore” , ka shkruar ai në rrjetin social X.

Burimi: Bota Sot