Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të

0%

Shpërndaje në: Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se brenda tri ditëve të fundit, 70 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 22 u hospitalizuan pas dyshimeve për helmim nga ushqimi. Sipas njoftimit, pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me ankesa për ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diare.

Bazuar në anamnezën e marrë nga mjekët, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit. “Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se, duke filluar nga data , ka shënuar rritje të numrit të pacientëve që janë paraqitur me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi.

Sipas njoftimit, pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me ankesa për ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diare. Bazuar në anamnezën e marrë nga mjekët, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Infektiva po ashtu ka bërë të ditur se të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse (SMSN), në përputhje me procedurat në fuqi.

Pacientët e shtruar në spital janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, sipas gjendjes së tyre klinike. Sipas Klinikës Infektive, gjendja e tyre vazhdon të kërkojë trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm.

Burimi: Koha