KRU Prishtina zbulon lidhje ilegale të një kompanie në rrjetin e

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar, se është zbuluar një lidhje ilegale e ujit në lagjen Veternik, për të cilën dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera. Sipas njoftimit, lidhja e paligjshme ka dëmtuar interesin publik dhe ka rezultuar me keqpërdorimin e një resursi jetik.

Gjetjet fillestare tregojnë se përmes kësaj lidhjeje dyshohet të jenë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme mijëra litra ujë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa pas përfundimit të procedurave ligjore dhe konfirmimit të plotë të gjendjes faktike, përgjegjësit do të përballen me masa ligjore dhe procedim në gjykatë.

Burimi: Telegrafi