KRU “Prishtina” konstaton vjedhje të formës më të rëndë të ujit në

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se më gjatë një kontrolli ka konstatuar vjedhje të formës më të rëndë të ujit në Veternik të Prishtinës. Siç njoftojnë KRU “Prishtina”, konsumatori N.N., ka manipuluar me ujëmatësin, duke e zhvendosur atë dhe duke e shfrytëzuar ujin në mënyrë të paligjshme.

Poashtu, bëhet e ditur se aty është evidentuar edhe largimi i ujëmatësit pa autorizim, gjë që sipas KRU “Prishtina” përbën shkelje të rëndë të rregullave dhe legjislacionit në fuqi. “Për shkak të natyrës së shkeljeve të konstatuara, lënda do t’i përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmë.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Burimi: Kallxo