Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton se në Mitrovicë kanë nisur intervenimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ku si rrjedhojë do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit, ekipet janë duke punuar në këto lokacione: rr. “Fatime Hetemi ”, rr. “Bislim Bajgora”, rr. “Korça”, rr.
“Ali Zeneli” dhe “Ferat Draga”, fshati Shupkofc, fshati Frashër, fshati Suhodoll, fshati Vinarc i Epërm, Ndërsa punimet në rrjetin e kanalizimit në këto lokacione: rr. “Melihate Rama”, rr. “Ukshin Kovaqica”, rr. “Ali Pashë Gusia”, rr.
“Ferat Draga” Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë për eliminimin e problemit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. “Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit.
Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet në njoftim.
