Shpërndaje në: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit në disa zona. Në një njoftim për media “KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë gjatë këtyre ditëve, konsumi i ujit të pijshëm është rritur ndjeshëm, ndërsa janë shtuar edhe rastet e keqpërdorimit të ujit.
Kjo situatë thuhet se ka krijuar vështirësi në furnizimin e rregullt, veçanërisht në zonat që furnizohen nga stacionet e pompimit dhe rezervuarët. Me qëllim të sigurimit të furnizimit sa më të barabartë me ujë gjatë ditës për të gjithë konsumatorët, K.R.U. “Gjakova”, thuhet se nga sot, do të aplikojë reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë gjatë natës, në intervalin kohor – .
Zonat që do të preken nga këto reduktime janë: Lipovec, Gërqinë, Demjan 1, Cermjan, Rahovec. “Apelojmë tek të gjithë konsumatorët që ujin e pijshëm ta përdorin me përgjegjësi dhe vetëm për nevoja të domosdoshme, duke shmangur çdo formë të keqpërdorimit.
Njëkohësisht, ekipet e K.R.U. ‘Gjakova’ Sh.A. do të jenë në terren dhe ndaj të gjithë keqpërdoruesve të ujit do të ndërmerren masat përkatëse, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftim.
