Kroacia do të synojë fitoren në përballjen me Ganën që nis sot në orën me kohën shqiptare në Filadelfia. Përfaqësuesja ballkanase kërkon ta ketë sa më të sigurt kualifikimin, ndërsa ajo afrikane e ka arritur ende pa luajtur për shkak të rezultateve të grupeve të tjera.
Anglia, që e ka siguruar kualifikimin, do të luajë për fitore ndaj Panamasë së eliminuar për ta mbyllur në krye të Grupit L. Anglezët e kanë mundur këtë kundërshtar 6-1 në të vetmen ndeshje të zhvilluar në vitin 2018. Kolumbia, që e ka të sigurt vendin në fazën e 1/16, do të luajë me Portugalinë.
Një barazim do të mjaftonte për amerikanojugorët, ndërsa portugezëve, që janë në turin tjetër, u duhet fitorja për vendin e parë. Ndeshja tjetër e Grupit K është ajo mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Uzbekistanit. Argjentina do të luajë me Jordaninë e eliminuar dhe zbret në fushë me qëllimin për të fituar edhe ndeshjen e tretë.
Një duel vendimtar për kualifikimin është ai mes Austrisë dhe Algjerisë. Ekipit afrikan i duhet fitorja për të vijuar garën, ndërsa atij europian i mjafton edhe barazimi. Këto ndeshje, që do të transmetohen në TV Klan dhe Klan Plus, do të mbyllin fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026.
