Kroaci – Ganë, publikohen formacionet

0%

Në Grupin L luhen dy ndeshje shumë të rëndësishme. Anglia përballet me Panamanë, ndërsa Kroacia sfidon Ganën. “Tre Luanët”, të drejtuar nga Thomas Tuchel, mbeten favoritët absolutë dhe synojnë fitoren për vendin e parë.

Me katër pikë në renditje, një fitore ndaj Panamasë do t’i siguronte Anglisë kualifikimin si kryesuese e Grupit L, përveç rastit kur Gana arrin një fitore me diferencë të madhe golash. Në ndeshjen tjetër, përballen Kroacia dhe Gana, në një sfidë që mund të jetë vendimtare për kualifikimin në fazën me eliminim direkt të turneut.

Kroatët kanë nevojë për pikë dhe pritet të nisin ndeshjen me kontroll të topit dhe presion të lartë, duke kërkuar dominim që nga fillimi. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ndeshjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot