Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, pesë të plagosur pas

0%

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të Rrogozhinës. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, pesë persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana që ende nuk janë sqaruar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet dhe transportimin e tyre drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar me detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot