Krimi i rëndë në Ferizaj: 24-vjeçarja dyshohet se vrau të dashurin –

0%

Arjeta R., 24-vjeçe, ndodhet në mbajtje derisa pret verdiktin e Gjykatës për masë sigurie, i cili pritet të shqyrtohet sot. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale të vrasjes. Dy netë më parë, vajza nga Ferizaj që banon në Francë dyshohet se me armë zjarri e qëlloi në kokë 32-vjeçarin Florim Haxhidema. Autorja e dyshuar dhe viktima raportohet se ishin në lidhje dashurie.

Krimi ndodhi në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”, të marrë me qira nga babai i të dyshuarës. Familja kishin ardhur për pushime nga Franca, ku jetojnë prej vitesh. Prokuroria e Ferizajt, e cila ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj 24-vjeçares, dyshon se konflikti që përfundoi me fatalitet nisi për shkak të një mosmarrëveshje mes çiftit të dyshuar.

Pasoi një përleshje fizike mes tyre. Arma ishte pronë e viktimës. Në mes të konfliktit, 24-vjeçarja, sipas përshkrimit të Prokurorisë, ia mori armën dhe shtiu një herë në drejtim të tij. E qëlloi në kokë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“I ndjeri kishte shkuar në banesën në të cilën ndodhej e pandehura, dhe gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtie një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, e përshkruan ngjarjen, Prokuroria. Skenën e krimit e panë të dy prindrit e të dyshuarës.

Babai, 47-vjeçar, Muhamet Begisholli dhe nëna e saj H. Roshaj ndodheshin në banesë në momentin e konfliktit. Të dy u shoqëruan në stacion policor të dielën menjëherë pas krimit. Begisholli fillimisht u ndalua në cilësinë e të dyshuarit për vrasje, siç njoftoi Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp të hënën në mëngjes.

Pas avancimit të hetimeve, Prokuroria njoftoi se e dyshuara kryesore për vrasje ishte vajza 24-vjeçe e Begishollit. Prokuroria e ndryshoi kualifikimin e veprës penale nga “Vrasje e Rëndë” në “Vrasje”, sipas një njoftimi për media të nxjerrë më vonë gjatë paradites së të hënës.

Begisholli, sipas komunikatës së Prokurorisë, vazhdoi të mbetej i ndaluar edhe të hënën deri në mesditë për shkak të “sqarimit të plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”. Më vonë, Begisholli u lirua me urdhër të prokurorit.

Familja e viktimës kumtoi të hënën lajmin e vdekjes së familjarit të tyre 32-vjeçar, Florim Haxhidemës, varrimi i të cilit është caktuar të kryhet të martën. Ekskluzive | Ky është 32-vjeçari që u gjet i vrarë në banesë në Ferizaj Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Burimi: sinjali.com