Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin B.H, për vrasjen e 47-vjeçarit Gazmend Tahirovci, imam në fshatin Zlipotok të Dragashit, i cili u vra me thikë më . Shaqir Bytyçi nga Policia Rajonale e Prizrenit konfirmoi se arrestimi është bërë pas veprimeve intensive operativo-hetimore që janë zhvilluar pa ndërprerje që nga koha e ngjarjes.
Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, ndërsa janë përdorur edhe dronë për vëzhgim nga ajri, si dhe njësia policore me qen (K-9). I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin e rastit.
Gazmend Tahirovci mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pasi, sipas Policisë, u godit me një mjet të mprehtë. Rrethanat dhe motivi i vrasjes vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve. Më , Policia e Kosovës konfirmoi se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara me mjet të mprehtë.
Policia bëri të ditur se rreth orës ishte njoftuar se në fshatin Zlipotok të Dragashit kishte ndodhur një rrahje mes disa personave. “Me arritjen në vendin e ngjarjes, patrulla policore ka gjetur një person të shtrirë në tokë. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar me një mjet të mprehtë” – tha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ekipi mjekësor nga QKMF-ja në Dragash ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
