KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që të mërkurën të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili bëri të ditur se mbledhja e radhës e Komisionit do të mbahet në orën , pas përfundimit të procedurave ligjore në Gjykatën Supreme.

Supremja refuzon si të pabazuara ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të PZAP-së “Ju njoftoj se të mërkurën (, ora ) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.

Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi. Ndryshe, sot Gjykata Supreme hodhi poshtë pesë ankesat që kishin të bënin me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë certifikimit të tyre nga KQZ-ja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi