Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Mbledhja e KQZ-së është thirrur të mbahet prej orës . Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se mbledhja është thirrur për të mërkurën pas vendosjes së Gjykatës Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion.
“Ju njoftoj se të mërkurën (, ora ) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion” , tha Elezi.
Gjykata Supreme këtë të marte i ka hedhur poshtë pesë ankesat që ishte duke i trajtuar në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit. Nga rezultatet përfunimdtare që i pati shpallur KQZ-ja, VV ka marrë 47.13%, PDK 19.44%, LDK 16.69% dhe AAK 6.74%
