Kosova pëson humbje nga Shqipëria në kualifikueset e Evropianit në

0%

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje befasuese në shtëpi nga Shqipëria, në kuadër të kualifikuesve për “Eurobasket”, xhiro e pestë. “Dardanët” edhe pse favorit i padiskutueshëm, pësuan humbje me rezultat 82-89. Përballja ishte tepër e barabartë nga fillimi, me çerekun e parë që përfundoi me rezultat 23-23. Pas kësaj, Kosova e mbylli çerekun e dytë me një pikë epërsi (25-24).

Sidoqoftë, kur pritej dominimi i Kosovës, Shqipëria befasoi për të marrë dy çerekët vendimtar. Fillimisht, e mbylli çerekun e tretë me pesë pikë epërsi 17-22, kurse në fund e vulosi fitoren me tre pikë dallim 17-20. Breein Tyree ishte më i dalluari te Shqipëria me 25 pikë, ndërsa te Kosova nuk mjaftoi paraqitja e jashtëzakonshme e Dardan Berishës me 28 pikë.

Kësisoj, Shqipëria tani renditet në pozitën e fundit me katër pikë ndërsa Shqipëria ngjitët në vendin e dytë në grupin C me pesë sosh./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi