Franca dhe Argjentina janë favoritët në këtë Botëror?

0%

Anglia vuajti jo pak ndaj D.R. Kongos, ku fitoi me përmbysje 2-1, falë një dopiete të Harry Kane në pjesën e dytë. “Tre Luanët” do të ndeshen me vendasit e Meksikës në raundin e 1/16-ve. Megjithatë, anglezët nuk konsiderohen si favoritë në këtë Botëror, ndryshe nga Argjentina dhe Franca.

Kjo gjë nuk e shqetëson aspak trajnerin e Anglisë, Thomas Tuchel, i cili shprehet se është më mirë që ekipi i drejtuar prej tij nuk konsiderohet si favorit. “Njerëzit thonë se jemi më pak mbresëlënës se Franca ose Argjentina? Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. Do ta shohim kur të vijë koha.

Ato dy skuadra janë favorite dhe ne jemi të dobëta në sytë e tjerëve, dhe kjo është në rregull për ne,” t ha trajneri gjerman për BBC-në.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot