Kosova Cyber Team vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri

0%

Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, mirëpriti në Ambasadë ekipin Kosova Cyber Team, i cili po qëndron në Vjenë për të marrë pjesë në Vienna International Ethical Hacking Boot Camp, një aktivitetet ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, ku po marrin pjesë rreth 120 të rinj nga 12 shtete.

Gjatë vizitës, u diskutua për aktivitetet dhe përvojat e ekipit në këtë kamp ndërkombëtar, si dhe për rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve të të rinjve në fushën e sigurisë kibernetike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Bimbashi, përgëzoi prof. Blerim Rexha dhe ekipin për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës, duke u uruar shumë suksese të mëtejshme në fushën e sigurisë kibernetike.

Jemi krenarë që të rinjtë tanë po e prezantojnë Kosovën me profesionalizëm në arenën ndërkombëtare. Suksese të mëtejshme ekipit Kosova Cyber Team!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot