Konjufca në Nigeri, kërkon forcim të raporteve mes dy vendeve

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku është pritur nga Sekretari i Qeverisë Federale, senatori George Akume.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca bëri të ditur se gjatë vizitës pati nderin të takohej me senatorin Akume, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Isha i kënaqur që realizova një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku pata nderin të takohem me Shkëlqesinë e Tij, senatorin George Akume, Sekretar i Qeverisë Federale”, ka shkruar Konjufca në X . Ai theksoi se Kosova pret me padurim ndërtimin e një angazhimi konstruktiv me Nigerinë dhe shqyrtimin e mundësive për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kosova pret të ndërtojë një angazhim konstruktiv me Nigerinë dhe të eksplorojë mundësi për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, ka theksuar ai. Në përfundim të postimit, Konjufca falënderoi senatorin Akume dhe kabinetin e tij për mikpritjen e ngrohtë që iu rezervua gjatë vizitës në Nigeri.

Burimi: Telegrafi