Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen

0%

Shpërndaje në: Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim eurodeputetin Riho Terras, raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.

Sipas njoftimit nga MPJD, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të marrë vëmendjen e merituar, duke i hapur rrugë avancimit drejt statusit të vendit kandidat dhe negociatave për anëtarësim”, ka thënë Konjufca në këtë takim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas MPJD-së, Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e rrugës evropiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e BE-së dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE.

Burimi: Koha