Botërori nuk solli efektin që priste Juventusi

0%

Botërori nuk solli efektin që priste Juventusi. Klubi bardhezi shpresonte që turneu të shërbente si një vitrinë për disa nga lojtarët që mund të largohen gjatë verës, por në fund ndodhi e kundërta. Gleison Bremer, Teun Kopmeiners dhe Xhonatan David nuk arritën të rrisnin kuotat e tyre në merkato, duke e bërë edhe më të vështirë një transferim të mundshëm.

Bremer nuk luajti asnjë minutë me Brazilin në pesë ndeshje të Botërorit, duke mbetur gjithmonë në stol. Mbrojtësi vazhdon të ndiqet nga Bajern Mynih, por deri tani nuk ka oferta që afrohen me kërkesat e Juventusit, i cili vlerëson kartonin e tij me të paktën 40 milionë euro. Edhe Kopmeiners pati një Botëror të vakët me Holandën.

Mesfushori u aktivizua në të katër ndeshjet, por gjithmonë si zëvendësues, duke grumbulluar vetëm 118 minuta dhe shënuar një penallti. Paraqitjet e tij nuk mjaftuan për të zgjuar interes konkret në merkato, ndërsa paga e lartë dhe vlera që kërkon Juventusi mbeten pengesa për një largim. Situata nuk ishte më e mirë as për Xhonatan David.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sulmuesi kanadez realizoi një tripletë ndaj Katarit, por në pjesën tjetër të turneut konfi rmoi vështirësitë që kishte shfaqur edhe te Juventusi, me raste të humbura dhe ndikim të kufi zuar në lojë. Pavarësisht kritikave, ai ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Torino dhe të luftojë për një vend në skuadër.

Në përfundim, Botërori nuk u kthye në trampolinën e shumëpritur për 3 futbollistët bardhezi. Përkundrazi, paraqitjet e tyre kanë ulur interesin e klubeve të tjera, duke komplikuar planet e Juventusit për merkaton e verës. Biznes me Parmën Juventusi vazhdon punën për përforcimin e repartit ofensiv.

Pas afrimit të Xhef Ekhatorit nga Xhenoa, bardhezinjtë synojnë të transferojnë edhe dy sulmues të tjerë, me Randal Kolo Muanin që mbetet objektivi kryesor.

Paralelisht, drejtuesit e Juventusit kanë zhvilluar kontakte me Parmën, ku gjatë bisedimeve për portierin Zion Suzuki është diskutuar edhe emri i sulmuesit argjentinas Mateo Pelegrino. 23-vjeçari zhvilloi një sezon pozitiv, duke realizuar 9 gola në kampionat dhe 3 në Kupën e Italisë.

Pelegrino vlerësohet nga Parma me rreth 25 milionë euro dhe mund të kthehet në një objektiv konkret në javët e ardhshme. Megjithatë, prioritetet e Juventusit mbeten mbyllja e marrëveshjes për Kolo Muanin dhe largimet e disa lojtarëve nga ekipi.

Burimi: Bota Sot