Kongo mposht Uzbekistanin dhe shkruan histori

0%

Shpërndaje në: Kongo ka mposhtur 3:1 përfaqësuesen e Uzbekistanit dhe ka shkruar histori. Me fitoren e arritur në orët e para të së dielës, Kongo ka bërë vend në fazën nokaut të Botërorit. Për 52 vjet kujtimi i Kongos në Kupën e Botës ishte një humbje 9:0, në paraqitjen e vetme të saj në skenën më të madhe. Por jo më.

Një gjeneratë e re lojtarësh ka arritur suksesin historik, ndërsa tani mund të bëhet gati për ndeshjen me Anglinë. “Kishim barrë të vështirë për të mbajtur mbi supet tona”, ka thënë sulmuesi Yoane Wissa, që i shënoi dy gola në fitoren e Kongos. Ai shënoi në minutën e 68-të nga penalltia dhe në minutën e 91-të. Fiston Mayele e shënoi golin tjetër të Kongos në minutën e 78-të.

Uzbekistani kaloi në epërsi në minutën e dhjetë, kur realizoi Eldor Shomurodov. Por u dominua plotësisht nga kongolezët në pjesën e dytë. Kongo avancoi nga vendi i tretë në Grupin K, me katër pikë. Uzbekistani mbeti i fundit në grup, pa pikë të fituar. Kualifikimi i Kongos në fazën nokaut vlerësohet prej befasive më të mëdha të këtij Botërori.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendimtare doli të jetë pika e madhe e fituar ndaj Portugalisë së Ronaldos në xhiron e parë.

Burimi: Koha