Shpërndaje në: franca nuk ka frikë nga Spanja. Kështu ka deklaruar të dielën mbrojtësi i Francës, Ibrahima Konate. Konate është i vetëdijshëm për cilësinë e kundërshtarit dhe mbrojtjen e fortë spanjolle. Spanja ka pësuar vetëm një gol deri më tani në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Franca dhe Spanja të martën nga ora do të takohen në gjysmëfinale.
Spanja ka shënuar fitore në dy ndeshjet e fundit ndaj Francës. E kishte mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të vitit 2024 dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të UEFA-s. “Nuk duhet t’i frikësohesh askujt. Tani do të përgatitemi sa më mirë që të jetë e mundur dhe shpresojmë që në fund rezultati të jetë në favorin tonë.
Spanja është një ekip i jashtëzakonshëm, me shumë cilësi individuale. Kështu që nuk do të përqendrohemi vetëm në një lojtar edhe pse Lamine Yamal është lojtar i shkëlqyer. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë e spanjollëve”, ka thënë mbrojtësi i ri i Real Madridit, Konate.
