Kombëtarja shqiptare U-16 vajza renditet në vendin e dytë në

0%

Kombëtarja shqiptare U-16 për vajza në basketboll për vajza u rendit në vendin e dytë në Europianin e Divizionit C (turneu i vendeve të vogla), që u zhvillua për disa ditë me radhë në Maltë. Në finalen e luajtur të dielën pasdite, Shqipëria u mund 76-51 nga kombëtarja vendase, duke u ndalur pas 4 fitoreve radhazi.

Për pasojë, vajzat kuqezi të trajnerit Olsa Muca, fituan medaljet e argjendta. Shqipëria u rendit e para në Grupin B, duke i fituar të trija ndeshjet: Ndaj Gjibraltarit, Armenisë dhe Moldavisë. Më pas, vajzat kuqezi mundën 58-57 Gjeorgjinë në gjysmëfinale.

Për fat të keq, në finale Shqipëria nuk arriti dot të triumfojë, duke u detyruar të pranojë epërsinë e kombëtares së Maltës, që në fushën e saj fitoi dhe zuri vendin e parë. Gjithsesi, ky vend i dytë është një rezultat mjaft pozitiv për Shqipërinë, që pason atë të kombëtares së të rriturave, që u renditën të dyta në një turne të ngjashëm si ky.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kombëtarja U-16 Vajza (rezultatet) Gr.B, Shqipëri – Gjibraltar, 96-38 Gr.B, Armeni – Shqipëri, 75-89 Gr.B, Shqipëri – Moldavi, 86-40 1-2 finale, Shqipëri – Gjeorgji, 58-57 Finale, Shqipëri – Maltë, 51-76

Burimi: Bota Sot