Një person është arrestuar në fshatin Rracaj të Gjakovës, pasi ndaj tij ishte aktiv një urdhër-arrest, ndërsa dyshohet se kishte kanosur zyrtarë policorë përmes rrjeteve sociale. Rasti është raportuar më , rreth orës . Sipas raportimit, Njësiti i anti-drogës ka ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pas verifikimit të urdhër-arrestit aktiv ndaj tij.
Gjatë verifikimeve është konstatuar se i dyshuari, përmes rrjeteve sociale, dyshohet se kishte kanosur zyrtarët policorë. Për këtë rast, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të organeve kompetente është dërguar në qendrën e paraburgimit.
