KFOR për ushtrimin me FSK-në, Policinë, EULEX-in dhe AME-në: U

0%

KFOR ka dhënë detaje lidhur me ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë 2026”, i zhvilluar së bashku me EULEX-in, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit, ushtrimi është mbajtur më 2 dhe 3 korrik në zonën stërvitore të Kampit Vrelo në Prishtinë dhe ka testuar zbatimin e kapaciteteve, aftësive dhe procedurave për menaxhimin e krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë, përfshirë trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

“Në 2 dhe , personeli i misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR), Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Policisë së Kosovës (PK) dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) zhvilluan aktivitete të përbashkëta stërvitore në kuadër të ushtrimit ‘Shpata e Artë 2026’. Ushtrimi u mbajt në zonën stërvitore të Kampit Vrelo, në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai testoi zbatimin e kapaciteteve, aftësive dhe procedurave për menaxhimin e krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë, përfshirë ata që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Në ushtrim mori pjesë edhe personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com