KFOR-i, EULEX-i, Policia e FSK-ja zhvillojnë ushtrimin e përbashkët

0%

Shpërndaje në: Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se më 2 dhe 3 korrik do të zhvillohet ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, ku do të marrin pjesë personeli i misionit,EULEX-i, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (EMA), si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi do të mbahet në Kampin “Vrella” dhe do të përfshijë angazhimin e një numri të konsiderueshëm të personelit, automjeteve dhe pajisjeve në zonën e ushtrimit, në afërsinë e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore përreth.

Qëllimi i ushtrimit është testimi i kapaciteteve, aftësive dhe procedurave të menaxhimit të krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, tha se ky ushtrim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të sigurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky ushtrim i përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të vazhdueshëm dhe të fuqishëm për të nxitur bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjellë, në të mirë të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë”, u shpreh ai.

Burimi: Koha