Avokati Kujtim Kërveshi ka njoftuar se ka pranuar angazhimin për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Bekim Metajn në procedurat ligjore që lidhen me rastin që ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik gjatë javës së kaluar.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Kërveshi bëri të ditur se vendimin për ta marrë përsipër mbrojtjen e Metajt e ka marrë me kërkesë të tij dhe të familjes së tij, duke theksuar se e drejta për mbrojtje është një nga shtyllat themelore të shtetit të së drejtës. Incidenti në Magurë të Lipjanit – palët japin versione për përleshjen dhe akuzat për sulm “Çdo person,pa dallim, ka të drejtë të përfaqësohet me profesionalizëm, pavarësisht natyrës së akuzave apo intensitetit të debatit publik që mund të shoqërojë një rast”, ka deklaruar ai.
Kërveshi ka shtuar se, përveç përgjegjësisë profesionale, në këtë rast ka ndier edhe një detyrim moral për të ofruar ndihmë juridike, duke përmendur faktin se Bekim Metaj ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka dhënë kontribut gjatë luftës. ‘Paramilitarët na sulmuan në shtëpi”, protestë në Lipjan në mbështetje të veteranit Bekim Meta Për më shumë lexoni të plotë postimin e avokatit, Kujtim Kërveshi: Ju njoftoj se, me kërkesë të z.
Bekim Metaj dhe familjes së tij, kam pranuar angazhimin për ta përfaqësuar dhe mbrojtur atë në procedurat ligjore që lidhen me rastin që ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik gjatë javës së kaluar. Si avokat, kam besuar gjithmonë se e drejta për mbrojtje është një nga shtyllat themelore të shtetit të së drejtës.
Çdo person, pa dallim, ka të drejtë të përfaqësohet me profesionalizëm, pavarësisht natyrës së akuzave apo intensitetit të debatit publik që mund të shoqërojë një rast. Përveç përgjegjësisë sime profesionale, në këtë rast kam ndier edhe një detyrim moral për të ofruar ndihmën time.
Bekim Metaj ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka dhënë kontributin e tij në një periudhë vendimtare për vendin tonë. Ky fakt për mua përbën një arsye shtesë njerëzore për të mos refuzuar kërkesën e tij për mbrojtje juridike.
Mbrojtja që do t’i ofrohet do të zhvillohet ekskluzivisht brenda kornizës së ligjit, me respekt të plotë për institucionet e drejtësisë, për të drejtat e të gjitha palëve dhe për procesin e rregullt ligjor.
Duke respektuar konfidencialitetin profesional dhe integritetin dhe interesin e klientit, nuk do të komentoj provat, faktet apo pretendimet që lidhen me çështjen jashtë sallës së gjyqit, përveç rasteve kur një komunikim i tillë do të jetë i nevojshëm për informimin e drejtë të opinionit publik.
Unë jam i bindur se me gjuhen e provave, do të vertetohet se Z Metaj ka qenë i sulmuar dhe ka vepruar ashtu qe ka shmangur rrezikun nga vehtja dhe te tjeret, nga nje sulm i pergatitur nga me shume se 20 persona.
Falënderoj mediat dhe publikun për mirëkuptimin dhe kërkoj që kësaj çështjeje t’i qasemi me maturi, duke respektuar prezumimin e pafajësisë dhe duke lejuar që drejtësia të bëjë punën e saj mbi bazën e fakteve dhe ligjit.
Bej ftesë institucioneve tona për trajtimin sa me profesional të këtij rasti, edhe që dyshimet per pjesemarrjen e pjestareve të forcave serbe aktiv gjatë periudhës se luftës në Kosovë të trajtohe me profesionalizëm dhe urgjencë, në këtë dhe rastet tjera.
