Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për

0%

Shpërndaje në: Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës se paraburgimit ndaj 24 vjeçares, e dyshuar për vrasjen e të dashurit të saj, 32 vjeçarit. Ndërsa, babai i saj i cili ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë , rreth orës në Ferizaj, rruga ‘Sejdi Sejdiu’, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Vrasja’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

Tutje thuhet se lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima- tani i ndjeri (F.H.,) për të cilat ka marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha