Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, nuk ka ndërmend të largohet nga klubi, pavarësisht interesimit të madh që ka zgjuar nga disa skuadra të Ligës Premier. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, reprezentuesi francez është i vendosur të vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu” dhe të luftojë për një vend në formacionin e Jose Mourinhos.
Romano raporton se Camavinga ua ka bërë të qartë përfaqësuesve të tij se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe se prioriteti i tij është të ketë sukses me fanellën e klubit spanjoll. Edhe pse disa klube angleze po monitorojnë nga afër situatën e tij, 23-vjeçari mbetet i fokusuar vetëm te Real Madridi dhe nuk po shqyrton një transferim.
Qëndrimi i francezit vjen në një kohë kur spekulimet për të ardhmen e tij janë shtuar, teksa Real Madridi po vazhdon ndryshimet në skuadër. Megjithatë, për momentin nuk pritet të ketë ndonjë lëvizje, pasi lojtari synon të fitojë një rol të rregullt në ekip.
Camavinga iu bashkua Real Madridit nga Rennes në vitin 2021 dhe që atëherë ka fituar disa trofe të rëndësishëm me gjigantin spanjoll./ Telegrafi
