Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka thënë për KALLXO.com se të lënduarit tashmë po marrin trajtim mjekësor. Aksidenti raportohet se ka ndodhur mes tri veturave. “Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”- ka deklaruar tutje Krasniqi.
Burimi:
Kallxo
