Juventusi merr vendimin drastik për Edon Zhegrovën!?

0%

Edon Zhegrova vazhdon të jetë një nga emrat që qarkullon në afatin kalimtar te Fiorentinës. Sipas raportimit të “La Nazione”, klubi “vjollcë” po kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe e ka përfshirë futbollistin e Kosovës në listën e objektivave për sezonin e ri.

Sipas së përditshmes italiane, Fiorentina synon ta transferojë Zhegrovën në formë huazimi, mundësisht me pagesë, duke përfshirë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit. I njëjti formulim po merret në konsideratë edhe për Noa Lang, megjithëse bisedimet për holandezin pritet të kërkojnë më shumë kohë. Ndërkohë, në listën e alternativave të klubit vijon të mbetet edhe Kristian Volpato.

Mbetet për t’u parë nëse Fiorentina do të arrijë të konkretizojë interesimin për Zhegrovën, i cili vazhdon të vlerësohet si një profil që mund t’i japë më shumë cilësi dhe fantazi krahëve të sulmit. Zhegrova u transferua te Juventusi me shumë bujë por nuk arriti të kthehej në lojtar protagonist për asnjë moment, madje edhe minutat që mori ishin me pikatore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Largimi nga qyteti i Torinos, do të ishte për të ndoshta zgjidhja më e mirë në këtë pikë të karrierës.

Burimi: Bota Sot