KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e

0%

KFOR ka njoftuar se pjesëtarë të Karabinierëve italianë dhe ushtarë çekë, të caktuar në Njësinë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU), kanë zhvilluar stërvitje me helikopterë në Kampin Film City në Prishtinë, me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja ka përfshirë aktivitete të fokusuara në transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe menaxhimin e skenarëve emergjentë. Këto aktivitete synojnë të ruajnë nivelin e lartë të përgatitjes operacionale dhe ndërgjegjësimit situacional të personelit të misionit.

KFOR thekson se këto ushtrime pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com