Jona Berisha firmos me Trepçën: Do ta jap maksimumin

0%

Volejbollistja Jona Berisha ka arritur marrëveshje me klubin Trepça nga Mitrovica, që garon në Superligën B të Kosovës. Berisha, e cila luan në pozitën e qendrës dhe është 185 centimetra e gjatë, shprehu kënaqësinë për transferimin e saj, duke premtuar angazhim maksimal për skuadrën. “Jam e lumtur që do ta vesh fanellën e Trepçës.

Pamje nga preazantim Synimi im është të jap maksimumin dhe të arrijmë rezultate sa më të mira. Është nder dhe krenari të vesh fanellën e një klubi siç është Trepça”, tha Jona Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Me këtë transferim, Trepça synon të përforcojë repartin e qendrës dhe të jetë sa më konkurruese në edicionin e ri të Superligës B të Kosovës.

Burimi: Bota Sot