Pjesa e parë e ndeshjes mes Brazilit dhe Japonisë ka përfunduar me surprizë të madhe, pasi japonezët po udhëheqin 0-1 ndaj favoritëve nga Amerika e Jugut. Takimi nisi me ritëm të lartë, por tensioni u ndje shpejt në fushë. Që në minutat e para, Japonia tregoi disiplinë dhe guxim, ndërsa Brazili u përpoq të marrë kontrollin e lojës.
Ndeshja u karakterizua edhe nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat. Casemiro u ndëshkua në minutën e 14-të, ndërsa Kamada dhe Sano nga ana e Japonisë morën gjithashtu kartonë për ndërhyrje të parregullta. Momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 29-të, kur Kaishu Sano realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.
Mesfushori japonez depërtoi mes mbrojtjes braziliane dhe lëshoi një goditje precize në cepin e poshtëm të portës, duke mos i lënë asnjë shans Alissonit.
Brazili u përpoq të reagojë deri në fund të pjesës së parë, por pa arritur të gjejë hapësira të qarta për barazim. 45+5 minuta lojë u mbyllën me Japoninë në avantazh 0-1, duke shkaktuar një surprizë të madhe dhe duke e vendosur Brazilin nën presion për pjesën e dytë. /Telegrafi
