James Rodriguez vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e kombëtares së Kolumbisë, ndërsa statistikat tregojnë lidhjen e veçantë që ka pasur me fanellën kombëtare. Mesfushori kolumbian ka zhvilluar më shumë ndeshje me kombëtaren e tij sesa me cilindo klub ku ka luajtur gjatë karrierës.
Rodriguez numëron 131 paraqitje për Kolumbinë, gjashtë më shumë sesa për Real Madrid, ku ka luajtur 125 ndeshje. Në nivel klubesh, ai ka regjistruar 108 paraqitje me FC Porto dhe 67 me Bayern Munich.
Përkushtimi i James Rodriguez ndaj kombëtares së Kolumbisë është një nga aspektet që e ka veçuar gjatë karrierës së tij, ndërsa ai mbetet një prej lojtarëve më të dashur dhe më të suksesshëm në historinë e futbollit kolumbian. Kapiteni dhe lideri teknik i Kolumbisë ka lënë gjurmë të mëdha sidomos në Kupën e Botës 2014, ku u shpall golashënuesi më i mirë i turneut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
