Ja 94 futbollistët që rrezikojnë pezullimin në ndeshjet me eliminim direkt për shkak të kartonëve

0%

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës së grupeve janë dhënë plot 8 kartonë të kuq, një rekord historik për këtë fazë të turneut.

Mes rasteve më të komentuara është edhe përjashtimi i Almirónit, i cili u bë futbollisti i parë në histori që ndëshkohet me karton të kuq për shkak se mbuloi gojën me dorë teksa iu drejtua një kundërshtari. Ky veprim bie ndesh me një nga rregullat e reja të vendosura nga IFAB dhe FIFA, të cilat po zbatohen për herë të parë në këtë Botëror.

Sipas rregullores disiplinore të Kupës së Botës 2026, një futbollist që grumbullon dy kartonë të verdhë humbet automatikisht ndeshjen pasardhëse. Në një turne relativisht të shkurtër, ku skuadrat mund të zhvillojnë maksimumi tetë ndeshje deri në finale, mungesa në një takim konsiderohet një humbje e rëndësishme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, lojtarët po tregohen më të kujdesshëm si në protestat ndaj arbitrave, ashtu edhe në ndërhyrjet ndaj kundërshtarëve. Përpara nisjes së fazës së 1/16-ve të finales, plot 94 futbollistë ndodhen nën kërcënimin e pezullimit.

Nëse ndonjëri prej tyre ndëshkohet me karton në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, do të humbasë automatikisht sfidën e parë të fazës eliminatore, një goditje e madhe për ekipet që synojnë të avancojnë në turne.

Numri i lartë i kartonëve dhe rregullat e reja disiplinore po ndikojnë ndjeshëm në mënyrën se si skuadrat po i qasen ndeshjeve, duke e bërë disiplinën një faktor po aq të rëndësishëm sa performanca në fushë.

GRUPI A/ Zvicra dhe Kanadaja sigurojnë kualifikimin, Bosnja mban gjallë shpresat LOJTARËT E PARALAJMËRUAR: Spanjë: Pedri Egjipt: Fatouh, Attia, Lashin Kanada: Alistair Johnston, De Fougerolles, Cornelius Marok: Diop Afrika e Jugut: Sibisi, Mbatha Bregu i Fildishtë: Kessié, Guela Doué, Seko Fofana Gana: Yirenkyi, Iñaki Williams Kepi i Gjelbër: Kastaneer, Juninho Bacuna, Gaari, Leandro Bacuna, Comenencia, Borges Bosnja-Hercegovina: Lukiç, Demirovic, Katiç, Dediç, Dzeko Kroacia: Petar Suçiç Skoci: Andy Robertson, Curtis, Hickey, Mclean Austri: Posch, Laimer, Sabitzer Holandë: Summerville, Depay, Van de Ven Portugali: Bernardo Silva, Renato Veiga, Tomás Araújo, Semedo Anglia: Declan Rice Belgjikë: Lukaku, Castagne, De Cuyper Australi: Souttar, Circati, Italiano, Bos Suedi: Gudmundsson, Ayari, Bergvall Zelanda e Re: Singh, Mçoëatt Zvicër: Zakaria, Elvedi R.

Çeke: Krejci Arabia Saudite: Kanno, Al Amri, Salem Al Daësari Koreja e Jugut: Kang In-Lee, Gihyuk Lee, Seungho Paik Algjeri: Zerrouki Katar: Gaber, Abunada, Fathy Irani: Hajisafi, Ezatolahi Uzbekistan: Khusanov RD Kongo: Pickel, Mbemba Brazil: Douglas Santos, Roger Ibáñez, Casemiro Argjentinë: Medina, Paredes Kolumbi: Lerma, Lucumí, Mójica Ekuador: Alcívar, Porozo Paraguaj: Galarza, Diego Gómez, Arce, Cáceres, Júnior Alonso SHBA: Chris Richards, Tyler Adams, Balogun, Antonee Robinson Meksikë: Brian Gutierrez Uruguai: Bentancur, Mathias Olivera

Burimi: Bota Sot