Ish-polici i Serbisë dënohet sërish me 12 vjet burgim

0%

Shpërndaje në: Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte në Istog. Me vendimin e Themelores nuk u ndanë të kënaqur të mbijetuarit e Masakrës së Saradranit Ish-polici i Serbisë, Ekrem Bajroviq, edhe në rigjykim është dënuar me 12 vjet burgim, për krime lufte të kryera në Saradran të Istogut.

Bajroviq, akuzohej se si polic i Serbisë, në bashkëpunim edhe me të tjerë, në majin e 1999-s e ka ndalur në Saradran të Istogut një kolonë me civilë shqiptarë që po dëboheshin për në Shqipëri dhe i ka marrë nga aty 16 burra, i ka çuar në një shtëpi dhe pas maltretimeve 15 prej tyre janë vrarë.

Vendimi u shpall të premten, nga kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, dhe anëtarët Leon Përlaska e Lutfi Shala. “Gjykata e shpall fajtor për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, në bashkëkryerje. Të akuzuarin e gjykon, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 12 vjetësh, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, ka kumtuar vendimin Syla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por i mbijetuari Naim Elshani, nuk u nda i kënaqur me shkallën e dënimit. “Ende sot plagët më kullojnë gjak. Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Po, besoni që mua këta më kanë pushkatuar, serbët dy herë. Sot jam duke u pushkatuar edhe nga, ndoshta edhe nga shqiptarët, nga gjykatat. 12 vjet burgim një kriminel lufte me i marrë, kjo është çmenduri. Nuk ka drejtësi, unë nuk shoh drejtësi.

Nuk e di ku është drejtësia”, ka thënë i mbijetuari Elshani, pas shpalljes së verdiktit nga gjykata. “Unë sot i vuaj pasojat. Unë nuk e di që 27 vjet që mundem me i bë 5 minuta gjumë për shkak të dhimbjeve që i kam”. E, i mbijetuari tjetër Ylber Lipa shprehu pakënaqësi edhe për mungesë të mbështetjes institucionale për dëshmitarët e krimeve serbe në Kosovë.

“E keqja e gjithë kësaj është mospërkrahja e dëshmitarëve nga shteti, mosinteresimi i dëshmitarëve që të vijnë, pa marrë parasysh rrethanat me të cilat ne jemi përballur, jo vetëm me shpenzime, por me të gjitha pasojat. Në rastin konkret të Naimit, si dëshmitar kryesor, ai përballet me probleme shëndetësore, me pasoja dhe trauma psikologjike, si dhe me të gjitha të tjerat.

Shpresojmë që drejtësia, sado me vonesë, do të bjerë në vend”, ka thënë Lipa. Të akuzuarit Ekrem Bajroviq i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data , ndërsa masa e paraburgimit i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. Në korrik të vitit 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë e pati dënuar me 12 vjet burgim Bajroviqin.

Por, Supremja e pati kthyer rastin në rigjykim, me arsyen se disa prej dëshmitarëve, në shqyrtim gjyqësor kishin deklaruar se për këtë çështje kanë dhënë deklaratë edhe në UNMIK e EULEX, e të cilat nuk gjenden në shkresat e lëndës.

Burimi: Koha