Vetëm pak ditë më parë, Rozana Radi ka festuar ditëlindjen e saj. Nuk kanë munguar edhe urimet e shumta për artisten, që prej shumë vitesh është ndër emrat më të spikatur të showbizz-it tonë. Edhe këtë vit, ajo ka zgjedhur një festë të vogël private, ku pranë kanë qenë vetëm njerëzit e afërt. E gjithë vëmendja ka qenë për të parë këngëtaren në krah të partnerit të saj, Shpëtimit.
Por mesa duket diçka ka ndodhur mes tyre dhe Shpëtimi jo vetëm ka munguar në këtë festë, por prej disa muajsh mungon edhe në llogarinë e Instagramit të Rozanës. E duke qenë se gjithnjë artistja ka qenë shumë diskrete për këtë lidhje, fakti se tashmë partneri i saj nuk është më në listën e ndjekësve, na bën të mendojmë se dyshja po ndeshet me një krizë në lidhjen e tyre.
Dyshja, e cila është bashkë prej shumë vitesh, kanë preferuar që të mbajnë një profil të ulët në media për shumë kohë.
