Interi në krah të Bastonit, por e ardhmja mbetet e hapur

0%

Alesandro Bastoni po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, pasi është përfshirë në hetimin e Prokurorisë së Milanos për çështjen e njohur si “rasti eskort”. Mbrojtësi i Interit ka mohuar çdo përfshirje në prostitucion me të mitura dhe synon të provojë pafajësinë e tij. Sot pritet që mbrojtësi intersit të merret në pyetje në lidhje me akuzat dhe dyshimet e ngrituar.

Pavarësisht situatës, Interi i ka qëndruar pranë lojtarit. Drejtuesit e klubit kanë kontaktuar Bastonin për t’i shprehur mbështetjen, duke bërë të qartë se nuk kanë ndërmend ta lënë vetëm dhe se hetimi nuk ndryshon qëndrimin e tyre ndaj tij. Edhe pse prej kohësh fl itet për interesimin e Real Madridit, deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare në Milano.

Qëndrimi i Interit mbetet i pandryshuar. Bastoni nuk është në shitje, por nëse në të ardhmen vjen një ofertë e rëndësishme nga jashtë, klubi dhe lojtari do ta shqyrtojnë së bashku. Për momentin, prioriteti i mbrojtësit italian është të sqarojë pozicionin e tij përpara drejtësisë, ndërsa e ardhmja në merkato mbetet një çështje që mund të marrë zhvillime vetëm në javët në vijim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot