Egjipti mposht Australinë pas penalltive dhe siguron kalimin në

0%

Kombëtarja e Egjiptit ka triumfuar ndaj Australisë pas ekzekutimit të penalltive pasi për 120 minuta rezultati ishte i barabartë 1-1, për të siguruar kualifikimin në 1/8 e Kampionatit Botëror 2026. Australia ishte pranë avantazhit që në minutën e pestë, kur Cristian Volpato lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, por topi u ndal nga traversa.

Megjithatë, ishte Egjipti ai që kaloi i pari në epërsi. Në minutën e 13-të, Emam Ashour shfrytëzoi në mënyrë perfekte një krosim nga Karim Hafez dhe realizoi nga afërsia për rezultatin 1-0. Skuadra afrikane administroi mirë avantazhin deri në pushimin mes pjesëve, duke mos i lejuar Australisë të krijonte shumë raste të pastra për gol.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Omar Marmoush pati mundësinë ideale për ta dyfishuar epërsinë e Egjiptit, por goditja e tij nga brenda zonës përfundoi ngushtë jashtë portës. Australia arriti të rikthehej në lojë në minutën e 55-të në një mënyrë të pazakontë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar në zonë, Mohamed Hany devijoi topin në portën e tij, duke shkaktuar autogol dhe duke barazuar rezultatin në 1-1. Në vazhdime, Egjipti u tregua disi më këmbëngulës. Mohamed Salah humbi një mundësi të mirë në minutën e 93-të, kur pas një pasimi të Omar Marmoush goditi mbi traversë nga një pozitë premtuese.

Pas 120 minutave të luftuara, rezultati mbeti i pandryshuar në 1-1, ndërkaq në penallti më të saktë u treguan Egjipti që fituan me rezultat 4-2./ Telegrafi Shënim: Më , në ora , është ndërhyrë në titull të artikullit.

Burimi: Kallxo