IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa leje përgjatë vijës

0%

IKMT do të ndërhyjë në orët e paradites së kësaj të premteje në bregdetin e Jalës, ku po shemben disa struktura me konstruksion të lehtë prej druri, të ngritura pa leje përgjatë vijës bregdetare. Objekt i aksionit janë beach bar-e dhe ndërtime të tjera provizore, të cilat, përveçse rezultojnë pa leje, kanë dalë edhe jashtë hapësirës së përcaktuar nga Bashkia për ushtrimin e aktivitetit.

Në terren ndodhen edhe forcat e Policisë së Himarës, të cilat po mbështesin zhvillimin e operacionit. Pronarët e këtyre strukturave kanë nisur vetë çmontimin e një pjese të tyre përpara ndërhyrjes së mjeteve të IKMT-së. Deri në këto momente nuk është shënuar asnjë incident apo përplasje me forcat e rendit dhe situata paraqitet e qetë.

Aksioni i IKMT-së pritet të vijojë edhe në orët në vazhdim, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe zbatimit të ligjit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot