Idioma: A thua mos qeveria “jonë” e ka fajin edhe për plasaritjen e

0%

Kohëve të fundit, pas fitoreve të njëpasnjëshme të VV-së në zgjedhjet shtetërore të Kosovës, shumica e opozitarëve tanë, duke mos ditur ku ta “kapin”, ku t’ia “ngjisin” dhe si t’ia fillojnë, janë nisur përsëri me kritika, kësaj radhe me “aferën” për gazin amerikan LNG, me ç’rast të njëjtit u bënë vetë “horë e gaz” me temën në fjalë.

Opozitarëve, siç po duket, as djalli nuk po mundet t’ua gjejë fillin. Po ashtu, po ma merr mendja se askush nuk po arrin ta dijë e ta kuptojë nëse të njëjtët kanë apo jo në dispozicion qoftë edhe një grimë aftësi apo afinitet që rrjedhat ekonomike të mos i koklavitin e t’i bëjnë mish-mash, duke u dhënë karakter politik me pretekst kinse të “sigurisë”.

Disa zhurmagjinj nga opozita, me akuza banale, siç po shihet, po e shfrytëzojnë rastin dhe, me të gjitha forcat, pikërisht në prag të formimit apo konstituimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit të shtetit tonë, po krijojnë lloj-lloj pengesash absurde.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Do të thotë se opozitarët, si edhe disa analistë, të cilët që nga viti 2021 janë përqendruar pothuajse pandërprerë në fyerje, shpifje dhe sharje kundër qeverisë, në krye me Kryeministrin, nuk po e shohin fare se me këtë sjellje të tyre vetëm sa po ia rrisin vlerën atij.

Kjo për faktin se Kryeministri, me gjakftohtësi dhe me indiferencën e një politikani të pjekur, nuk po u kundërpërgjigjet me të njëjtën gjuhë, por, përkundrazi, po vepron i fokusuar në drejtimin e ekonomisë dhe të politikës, me stabilitet dhe siguri, gjithmonë në funksion të interesit të qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë, opozitarët, siç po shihet, sipas mendimit tim, nuk po tregojnë as edhe një grimë mençuri politike. Të demoralizuar nga mungesa e përkrahjes së shumicës së votuesve në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, ata kanë humbur busullën dhe kanë mbetur duke numëruar në vend, të zhytur në sharje, fyerje, shpifje dhe akuza.

Prandaj, në emër të vendlindjes, mbetet vetëm të thuhet: – Të mjerë ata për vetveten! T’ia hedhësh fajin dikujt tjetër, të jesh i njëanshëm dhe pa të drejtë t’ia ngarkosh përgjegjësinë dikujt tjetër, vetëm që faji të largohet nga vetja dhe të adresohet diku tjetër, është turp.

Gjithashtu, nëse nisemi nga konteksti politik, strategji të tilla të fajësimit përdoren shpesh si: Shpërqendrim – kur opozita përpiqet t’i fshehë dështimet e veta dhe humbjet zgjedhore. Delegjitimim – zhvillimi i garës politike pas zgjedhjeve me qëllim diskreditimin e kundërshtarëve politikë në sytë e popullit.

Sa i përket gazit amerikan, mbetet pyetja nëse opozita e di apo jo se vendimi i Kosovës për të mos iu bashkuar, për momentin, rrjetit rajonal të gazit natyror të lëngshëm (LNG), të financuar nga SHBA-ja, lidhet me faktin se qeveria është përqendruar në zhvillimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, në zhvillimin e kapaciteteve të veta energjetike dhe në mundësinë e importimit të energjisë elektrike nga terminali i planifikuar i LNG-së në Vlorë.

Megjithatë, qeveria e Kosovës, nën drejtimin e z. Albin Kurti, nuk e refuzon kategorikisht gazin amerikan, por u jep përparësi opsioneve të tjera, të cilat gjithsesi lidhen me bashkëpunimin energjetik me SHBA-në dhe me furnizimin me energji elektrike nga Shqipëria. Këtu shtrohet përsëri pyetja: A e dinë opozitarët këtë?

A e dinë se qeveria e ka përqendruar vëmendjen te bashkëpunimi energjetik me Shqipërinë? Unë besoj se, herët a vonë, Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë ta thellojnë bashkëpunimin e tyre në shumë fusha.

Në këtë kontekst më kujtohet thënia e kancelarit gjerman Willy Brandt: “Wir sind jetzt in der Situation, wo wieder zusammenwächst, was zusammengehört.” (“Tani ndodhemi në një situatë ku do të bashkohet sërish ajo që i përket njëra-tjetrës.”) Prandaj, sipas mendimit tim, qeveria dhe z.

Albin Kurti janë të fokusuar edhe te bashkëpunimi energjetik me Shqipërinë, përmes kontratave afatgjata dhe investimeve në sektorin energjetik. Nëse këto projekte realizohen, energjia elektrike e nevojshme mund të transmetohet drejtpërdrejt në Kosovë përmes rrjeteve ekzistuese të transmetimit. P.S.

Jo për të gjitha ngjarjet — qofshin ato edhe të karakterit natyror, si plasaritja e autostradave gjatë temperaturave mbi 40 gradë në Gjermani apo shembjet e dheut që ndodhin edhe në Kosovë — mund të fajësohen qeveritë që janë në detyrë. POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT! RROFTË KOSOVA JONË! 🇽🇰🦅

Burimi: Bota Sot