Ibrahimoviç shpërthen pas eliminimit të Holandës: Fajin e ka vetëm

0%

Zlatan Ibrahimoviç ka kritikuar ashpër trajnerin Ronald Koeman pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës, duke e fajësuar plotësisht për humbjen dramatike ndaj Marokut pas penalltive. Maroku siguroi kualifikimin në fazën e 1/16 së finales pasi triumfoi nga pika e bardhë, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë.

Holanda kaloi në epërsi në minutën e 72-të me Cody Gakpo, por Issa Diop barazoi në minutën e 91-të pas një gabimi në mbrojtjen holandeze, duke e çuar ndeshjen në vazhdime. Më pas, marokenët dominuan lojën, ndërsa Bart Verbruggen mbajti gjallë shpresat e Holandës me disa pritje vendimtare. Në fund, Ismael Saibari realizoi penalltinë vendimtare që vulosi eliminimin e “Tulipanëve”.

Pas ndeshjes, Ibrahimoviç nuk i kurseu kritikat ndaj Koemanit. “Ky eliminim është tërësisht faji i Koemanit, sepse unë nuk e njoha këtë Holandë. Ai humbi me një identitet që nuk është identiteti holandez dhe kjo më zemëron,” deklaroi suedezi për FOX Sports. “Gjithmonë jam mësuar që Holanda të sulmojë, të sulmojë dhe të sulmojë. Kjo nuk ishte Holanda që njoh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot Koeman u soll si një trajner italian që luan për të mos humbur, ndërsa Holanda gjithmonë ka luajtur për të fituar. Edhe nëse humbet, humb me stilin tënd dhe jo duke ndryshuar identitetin.” Ai shtoi se skuadra nuk dukej aspak rehat në fushë. “Nuk kishte më posedim, nuk kishte futboll sulmues. Gjithçka dukej keq dhe kjo ishte plotësisht përgjegjësi e Koemanit.

Për mua, performanca ishte praktikisht zero.”.

Burimi: Bota Sot