Te Maroku janë në një tjetër rrugëtim përrallor në Kupën e Botës, edhe nëse fitorja e tyre e fundit ndaj Kanadasë ishte më shumë “bisha” sesa “bukur”. Shteti i Afrikës së Veriut nuk shkëlqeu estetikisht në fitoren 3–0 ndaj bashkëorganizatorëve të vitit 2026 në ndeshjen e 1/8-ave në Hjuston.
Maroku fitoi pavarësisht se pati vetëm pesë goditje në portë, më pakta ndonjë ekip që ka fi tuar një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës sipas statistikave, dhe pjesa e parë ishte e para në historinë e turneut ku pati më shumë kartonë të verdhë sesa goditje në portë.
Megjithatë, Maroku kaloi më tej dhe, siç thotë klisheja, shenja e një skuadre të madhe është se ajo di të fi tojë edhe kur nuk luan bukur. Dhe tani duhet ta konsiderojmë Marokun si një skuadër të madhe dhe një pretendente reale për të fi tuar këtë Kupë Bote. Ata jo vetëm që janë të pamposhtur në këtë Botëror, por edhe në 34 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
Ky rekord ka një shënim, pasi përfshin fi – nalen e Kupës së Kombeve të Afrikës 2026 kundër Senegalit, një fi tore e dhënë më vonë Marokut dhe e kontestuar në gjykatë, por gjithsesi mbetet mbresëlënëse. Që nga humbja 1–0 ndaj Kenias në gusht 2025 në Kampionatin e Kombeve Afrikane, një turne vetëm për lojtarët e kampionateve vendase afrikane, kombëtarja e Marokut nuk ka humbur më.
Dhe pas 15 minutave të para në Teksas, ata nuk dukeshin aspak si një skuadër që mund të humbte këtë ndeshje. Kanada pati dy raste të hershme, me portierin maroken Bono që shpëtoi goditje nga Xhonatan Dejvid dhe Tani Oluaseji, ndërsa “Luanët e Atlasit” nuk patën asnjë prekje në zonën kundërshtare për çerekun e parë të ndeshjes për herë të dytë radhazi.
Por sapo Maroku u stabilizua, mori kontrollin e lojës. Siç tha trajneri i Kanadasë, Xhesi Marsh: “Ata u lëkundën pak, por nuk u thyen.” A është Maroku pretendente serioze për Kupën e Botës? Në një përballje mes dy ekipeve me gjenerata të arta talentesh, ishin marokenët ata që shkëlqyen.
Për Kanadanë, mungesa e Alfonso Dejvis u ndje, ndërsa Maroku neutralizoi pasimet e rrezikshme të Stefan Eustakio dhe e kufi zoi sulmuesin Xhonatan Dejvid. Ndërkohë, kapiteni i Marokut, Ashraf Hakimi, ndoshta mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë, ishte vazhdimisht rrezik si në sulm ashtu edhe në presing, ndërsa Brahim Diaz regjistroi dy asiste.
Ai tashmë ka katër asiste në Kupat e Botës, më shumë se çdo lojtar afrikan në histori. “Pjesa e parë ishte shumë intensive. Duhej të bënim disa ndryshime në pushim. Nuk ishim kurrë plotësisht të sigurt nga presioni. E rëndësishme është që nuk ndryshuam identitetin tonë apo fi lozofi në e lojës. Ka shumë ide, por ne morëm më të mirat”, tha trajneri Mohamed Ouahbi pas ndeshjes.
Maroku tani ka arritur çerekfi nalen e dytë radhazi në Kupën e Botës për meshkuj, duke kaluar pesë ndeshje ashtu si në Katar. Ata kanë fi tuar katër ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës, dy në 2022 dhe dy në 2026, aq sa të gjitha kombëtaret e tjera afrikane së bashku.
Një fi tore tjetër dhe do të barazojnë arritjen e tyre në Botërorin 2022, ku u bënë kombëtarja e parë afrikane që arriti në gjysmëfi – nale. Megjithatë, mbetet ndjesia se ende nuk janë testuar në maksimum. Ata barazuan me Brazilin në ndeshjen e parë, pastaj fi tuan ndaj Skocisë dhe Haitit. Në 1/32-at ishin më të mirë se Holanda, por kaluan vetëm me një gol në minutat shtesë.
Kundër Kanadasë, dominuan më vonë, por ndeshja nuk ishte bindëse për një duel të mundshëm me Francën në çerekfi nale. “Ka teste më të vështira përpara” “Maroku nuk ishte në nivelin e tij më të mirë dhe ka sfi da më të vështira përpara”, tha analisti i BBC 5 Live, Kris Satën. – “Ata më habitën me fi llimin e ngadaltë. Nuk e di nëse kishte pak vetëkënaqësi. Diçka nuk shkoi si duhet.
Ata nuk do të luajnë aq dobët në pjesën e dytë. Sa më shumë kalonte loja, aq më të fortë bëheshin. Ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm. Por nëse luajnë kështu kundër Francës, do të ndëshkohen rëndë”. Megjithatë, nuk ka dyshim se kjo skuadër marokene ka shansin më të madh në histori për të qenë kampionët e parë afrikanë të botës. Suksesi i tyre nuk është rastësi.
Ai mbështetet në investime afatgjata nga mbreti Muhamed VI. Një akademi dhe një kompleks stërvitor prej 65 milionë dollarësh, që mbajnë emrin e tij, janë hapur në 2009 dhe 2019 dhe kanë ndihmuar ngritjen e Marokut si kombi më i fortë afrikan. “Gjithçka që po ndodh në futbollin maroken është falë Mohammed VI. Ai ka investuar shumë, sidomos në këtë akademi.
Pas dy dekadash me rezultate të paqëndrueshme, investimi ka ndryshuar gjithçka dhe ka lejuar Marokun të afrojë lojtarë nga diaspora, si Hakimi dhe Diaz. Kjo i ka dhënë Marokut një identitet të ri, konkurrues dhe besim që tashmë po shërben si model për vende të tjera. Ne nuk jemi më surprizë,” tha trajneri. Kur fl itet për Marokun, fl itet për një fuqi të vërtetë futbolli.
Është vetëm fi llimi dhe duam të vazhdojmë kështu”, tha Ouahbi. Ndërsa rruga në Katar ishte e mbushur me habi, ky turne në Amerikën e Veriut po udhëhiqet nga një qëllim i qartë.
