Një nënë nga Gjakova e ka raportuar në polici djalin e saj të mitur, pasi ai ka sulmuar fizikisht atë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës dhe pas sulmit i mituri është arratisur. Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunës në familje.
“ Është raportuar se djali i mitur e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore .”, thuhet në raportin 24-orësh.
