Dogana e Kosovës njofton se ka arritur të inkasojë deri më , 1 miliard e 7 milionë euro të hyra. Sipas një njoftimi, me këto të hyra është shënuar një rritje prej 5.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ku ishin inkasuar të hyra në vlerë prej 955 milionë eurove.
“Ky sukses është rezultat i disa faktorëve kyç: Performanca e qëndrueshme ekonomike dhe bashkëpunimi i ngushtë me sektorin privat; Përmbushja ligjore nga ana e komunitetit të biznesit; Rritja e efikasitetit në luftimin e ekonomisë joformale dhe krijimi i lehtësirave tregtare”- thuhet në njoftimin e datës .
Dogana bën të ditur se një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij viti është aplikimi i deklarimit para arritjes së mallrave. “Ky hap vjen pas shtetëzimit të plotë të terminaleve Doganore sipas vendimit te Kryeministrit, si dhe heqjes së pagesave për to—një sfidë kjo e adresuar për vite me radhë në Raportin e Progresit, e cila sfide vitin e kaluar u vlerësua si e tejkaluar.
Rezultatet e para të këtij sistemi janë mjaft pozitive dhe janë mirëpritur lart nga komuniteti i tregtarëve”- thekson Doagana. Dogana e Kosovës thot se mbetet e përkushtuar në vazhdimin e përpjekjeve për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj operative.
