Haziri për takimet me LVV-në: As nuk kemi pasë ftesë, as nuk iu kemi

0%

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë me kryetarët e degëve, tha se deri më tani nuk kanë pas ftesë për takim nga Lëvizja Vetëvendosje. “Me lejoni ta konfirmoj, as nuk kemi pas ftesë, as nuk iu kemi ofruar askujt, parimet sipas rezultatit të fundit zgjedhor ia njohin të drejtën e partisë së parë.

Takime nuk ka pasë deri tani që po flasim, sepse nuk ka pasë asnjë ftesë. Edhe ne kemi dalë me parim politik, kemi thanë që procesi kërkon që Kosova me vendos normalitet dhe stabilitet institucional. Pjesët tjera janë spekulative, tashmë dihet që jemi kryeqytet i konspiracionit tash e një kohë, sepse kemi kriza politike” – tha Haziri pas takimit të degëve.

Haziri tutje sa i përket koalicionit të mundshëm me LVV-në, tha se janë në kuadër të parimeve politike të cilat këto ditë do të zbardhen. Ai tutje u pyet nëse është diskutuar çështja e kërkesave për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe deklaratat e Abdixhikut për dorëheqjen e disa kryetarëve të degëve të LDK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haziri tha se gjithçka që vjen në kuadër të kërkesave që më pa LDK-në me të fuqishme, është qëllim i përbashkët. “Nuk i shohim në kështu proceset bardh e zi, unë pe shoh se debati në studio deri të pyetja jote është me kleçkë. Por proceset politike nuk definohen në LDK kështu.

Ne kemi debat të brendshëm i cili sot ka fillu, me një organ është mbyll do të vazhdohet me organe tjera, vendimmarrës është lidershipi i LDK-së, grupi i deputetëve bart sovranitet qytetarë, janë 18 deputetë që kanë votë qytetare që do ta kenë rolin, peshën dhe fjalën e vet.

Gjithçka që vjen në kuadër të kërkesave që më pa LDK-në ma shumë, ma lartë, më unike, me të fuqishme, është qëllim i përbashkët dhe këtë qëllim kemi me shty përpara. Në mund të kem dallime për rrugë, por për qëllim nuk kemi asnjëri prej neve asnjë lloj dallimi” – u shpreh ai.

Kjo mbledhje që nisi në ora , vjen pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit dhe kërkesave të disa degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së. Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku ka reaguar më në rrjete sociale.

Me fjalinë “Si nuk u ngopët kurrë”, ai ka nisur kundërpërgjigjen ndaj dy bashkëpartiakëve të tij (Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit) që udhëheqin me degët e LDK-së në Pejë e Lipjan, e të cilët janë të parët që i kërkuan dorëheqjen. Ai kishte kërkuar që këto kërkesa të i ishin bërë në sy.

Madje, i pari i LDK-së ka thënë se ndonëse vet e ka trajtuar dorëheqjen më 31 janar, do të pranonte menjëherë dorëheqjet e Muhaxherit dhe Ahmetit si dorëheqje morale pas perfomancës së dobët të këtyre degëve në zgjedhjet qëndrore.

Burimi: Kallxo