Hasani: Kurti nuk e ka ndërmend ta ndajë pushtetin me askënd

0%

Shpërndaje në: Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sipas tij, nuk ka interes të ndajë pushtetin me partitë e tjera politike. Hasani tha se, sipas vlerësimit të tij, zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur mbështetje për ekipin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Ajo çfarë shihet qartë te funksionarët e lartë të VV-së është se kanë qenë pro garniturës së Lumir Abdixhikut dhe këtë nuk e kanë fshehur militantët e Kurtit. Nuk e fshehin as tash që ai është favorit për VV-në”, ka thënë Hasani. Ai ka shtuar se, sipas tij, është gabim të besohet se Kurti synon të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër.

“Unë mendoj që nëse ka dikush iluzione në LDK se Kurti bën koalicion me dikë, është gabimi më i madh. Kurti shihet qartë se nuk ka ndërmend të ndajë pushtet me askënd. Ai do që votuesit e vet t’ua mbivendosë votuesve të opozitës”, është shprehur Hasani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke komentuar deklaratat e Kurtit për cilësitë që duhet të ketë kandidati për president, Hasani i ka cilësuar ato si vlerësime subjektive. “Kurti flet për cilësitë e kandidatëve për president. Kjo bëhet kur do me marrë dikë nuse apo burrë. Ato janë cilësi krejt subjektive”, ka deklaruar Hasani.

Burimi: Koha